Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fuga-Ramës: Administrata po saboton reformimin e Akademisë së Shkencave

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 22:30 | Aktualitet
Fuga-Ramës: Administrata po saboton reformimin e Akademisë së

Në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, profesor Artan Fuga foli për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe nga aty ai iu drejtua Kryeministrit duke i thënë se administrata është duke sabotuar këtë reformim.

“Dua t’i them zotit Kryeministër që administrata juaj po saboton reformimin e Akademisë së Shkencave. Do të vijë momentin, që ju atë akademi që e keni konsideruar farsë, do të ndodheni përpara faktit të kryer që ai reformim që ajo akademi kërkon nuk do të realizohet. Pse? Ka pavendosmëri, ka hezitime, ka qëndrime të padrejta. Ajo akademi nuk i takon atyre 20 akademikëve që janë atje, duke më përfshirë edhe mua, por i takon inteligjencës shqiptare. Unë kam kërkuar që të jetë inteligjenca shqiptare që të gjykojë. Ministria e arsimit i ka shpërndarë këto platforma edhe timen. Unë këtu falënderoj zonjën Lindita Nikolla, e cila e filloi këtë proces. Kam një motivim të jashtëzakonshëm dhe po iu them këtu që unë nuk kam më të drejtë që këtë motivim që më vjen nga kolegët e mi, ta lë në gjysmë të rrugës”.

Por çfarë i mungon Akademisë së Shkencave?

“Nuk ka pozicion në treg si një agjenci specifike. Nëse kjo akademi do të kërkojë të bëjë kërkim shkencor, atëherë dublikon dhe përsërit punën që në fakt duhet ta bëjnë institutet e kërkimit shkencor, që e bëjnë. Pra, akademia duhet të shkrihet. Unë propozoj që Akademia e Shkencave të ndihmojë që të bëhet një reflektim i komunitetit shkencor dhe i fuqisë publike mbi kërkimin shkencor, mbi inteligjencën e kombit. Pra, të mos bëjë vetë kërkim, por të jetë shtëpia e madhe e të gjithë intelektualëve shqiptarë për të reflektuar për raportin e shkencës me shoqërinë e të tjera. Kështu janë ndërtuar akademitë në vendet perëndimore”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani