Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hysi: Shqipëria për herë të parë në Olimpiadën Speciale, përgatitemi për 2023-in

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 13:08 | Sociale
Hysi: Shqipëria për herë të parë në

Land Hysi nuk është vetëm këngëtari i njohur i West Side Family, prezantuesi televiziv dhe djali që formën e tij fizike e ka shndërruar në profesion por, edhe pse pak e dinë, drejtori kombëtar i Special Olympics,  iniciativa që bashkon nga gjithë bota atletë “specialë”, me aftësi fizike dhe intelektuale të kufizuara, në disiplinat që normalisht i shohim në Olimpiada.  

Ka një vit e gjysmë që Landi dhe bashkëpunëtorët e tij punojnë për të krijuar një bërthamë të kësaj sipërmarrje edhe në Shqipëri, dhe ia kanë dalë, duke dërguar delegacionin e parë shqiptar në eventin e zhvilluar këtë vit në Abu Dabi.

Jam shumë i lumtur që mund t’i japim zë këtyre kauzave”, thotë Hysi, “shteti ka përgjegjësi sepse ata janë pjesë e shoqërisë, por edhe  prindërit kanë një rol të madh që mos t’i mbajmë të izoluar”, duke shtuar se “sporti është parë si një mundësi që synon gjithëpërfshirjen dhe vënien në pah të aftësive dhe jo paaftësive e tyre”.  

Delegacioni i parë i përbërë nga notari Gersi dhe Luli në atletikë në këtë prizëm do të jetë në planet e Landit si bërthama e parë që me gjasa do t’i paraprijë  një dimensioni më të shtrirë në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli