Italia shkatërron Lihtenshtejnin, një 36-vjeçar realizon 2 gola

Italia ka marrë fitoren e dytë në Eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur mbrëmjen e së martës 6-0 Lihtenshtejnin.

Fabio Quagliarella, tashmë në moshën 36-vjeçare, ka realizuar 2 gola në këtë ndeshje, edhe pse nga 11 pika e penalltisë. Goleadori i Serie A edhe pse tashmë në një moshë të madhe ka arritur të binte trajnerin Mancini që ta aktivizojë nga minuta e parë dhe e ka dërguar topin në rrjetë dy herë.

Në anën tjetër, te kombëtarja e kaltër ka vazhduar të shkëlqejë edhe 19-vjeçari Moise Kean, i cili e gjeti sërish rrjetën.

Tre golat e tjerë u shënuan nga Sensi, Verrati dhe Pavoleti. Me këtë fitore, Italia shkon në kuotën e 6 pikëve, duke lënë pas Greqinë dhe Bosnjën me nga 4 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2