“Mirë se vini në aeroportin e Edinburgut”, por pasagjerët ishin drejtuar për në Gjermani

Pasagjerët e avionit Londër-Dusserdorf të kompanisë së njohur British Airways po përgatiteshin për t’u ngritur dhe marrë valixhet e tyre të dorës, dhe për t’u shpërndarë më vonë në Gjermani, kur piloti i avionit përshëndeti në një mënyrë të çuditshme: “Mirë se vini në Edinburg!”.

Fillimisht pasagjerët kanë menduar për një gabim të pilotit, por nuk ishte kështu. Ata sapo kishin zbritur në kryeqytetin skocez.

Nuk është fillimi i një historie rrëmbimi terrorist, por një gabim i çuditshëm dhe i rrallë në orar që ka bërë pilotin të mendoj se duhej t’i drejtohej Skocisë dhe jo Gjermanisë.  

Avioni u nis menjëherë për destinacionin e duhur, duke arritur me tre orë vonesë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN