Policia nis trajnimet për zgjedhjet lokale, e pranishme edhe OSBE

Tre muaj nga data e zgjedhjeve lokale, Policia e Shtetit ka nisur trajnimet rutinë, siç ndodh në të gjitha proceset zgjedhore.

Në takimin që u mbajt tek Akademia e Sigurisë, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se trajnimi fillon me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të policisë dhe do të vijojë me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces.

Ndërsa ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard përgëzoi punën e strukturave të policisë në zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN