Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ronaldo u dëmtua ndaj Serbisë, vëmendjen e rrëmben Georgina!

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 15:30 | Showbiz

Cristiano Ronaldo u rikthye me kombëtaren e Portugalisë në ndeshjen eliminatore të Euro 2020 ndaj Serbisë mbrëmjen e së hënës.

Por për sulmuesit portugez ky rikthim nuk shkoi si duhet, pasi ai e mbylli pjesën e parë para shokëve të skuadrës për arsye dëmtimi.

Edhe në këtë ndeshje, ylli i Juventusit u shoqërua nga familja e tij dhe e dashura Georgina, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e mediave portugeze, që kanë nisur të aludojnë se ajo është sërish shtatzënë.

E gjitha ka nisur pas një fotoje të saj të shkrepur në tribuna, ku Georgina duket me barkun e fryrë.

Megjithatë, nëse do t’i hidhni një sy fotove të fundit në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atëherë me siguri do të mendoni të kundërtën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë