Shkarkohen 20 diplomatë, Cakaj: Nuk përmbushnin kushtet ligjore

Tensioni në përgatitjet për konferencën e pritshme të Gent Cakajt ishte një parathënie se deklarata e zëvendësministrit të Jashtëm do të kishte përmbajtje të fortë.

Në fakt, deklarata i kushtoi vendin e punës 20 diplomatëve shqiptare, me të cilët Cakaj nisi fshesën në shërbimin diplomatik, 77 ditë pas marrjes së detyrës.

Që në krye të herës, Cakaj u kujdes të bënte ndarjen nga paraardhësi Ditmir Bushati. Që ishte vetëm epilogu i një valë akuzash ndaj drejtimit të shërbimit diplomatik nga Bushati.

Edhe pse foli për një valë pastrimesh në administratë, Cakaj tentoi të zbuste tonet, kur tha se ndryshimet janë në vazhdën e hapjes së administratës shqiptare ndaj ekselentëve.

U paralajmërua si konferencë, por përfundoi në një deklaratë për shtyp dhe ministri jo vetëm mbajti sekret listën, por edhe nivelin e shërbimit diplomatik të të shkarkuarve. Burime të A2 CNN thanë se mes 20 të larguarve, është Konsulli Shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Shkarkoni aplikacionin e A2