Shkodër, gjykata cakton detyrim paraqitje për ish prefektin

Ish prefekti i Shkodrës Paulin Radovani e ka të ndaluar të udhëtojë jashtë vendit.

 Këtë masë ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës, e cila në bazë të kërkesës së prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë kufijve të vendit.

Gjykata caktoi masa sigurisë arrest me burg në mungesë edhe për dy djemtë e ish-prefektit, Elton dhe Robert Radovani, të cilët akuzohen për mashtrim në kuadër të skemës së fajdeve që u godit disa ditë më parë në Shkodër.

Ish prefekti Radovani ishte personi që denoncoi skemën e fajdeve, por me sa duket prokuroria ka gjetur prova që e implikojnë edhe vetë atë në këtë skemë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN