Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Andoni: Prishtina dhe Beogradi të zhgënjyera nga BE-ja, përshkallëzohet aksioni amerikan

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 10:30 | Kosova
Andoni: Prishtina dhe Beogradi të zhgënjyera nga BE-ja,

“Pas finalizimit të raportit të prokurorisë për Trump, aksioni amerikan në rajon do të përshkallëzohet”.

Është i bindur për këtë Ben Andoni, një nga analistët më të vëmendshëm të dinamikave në Ballkan.

Kanë kaluar plot 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të Nato-s në Serbi, por ende gjendemi në një ngërç mes dy vendeve, si dhe një lloj “zhgënjimi” që po del hapur në qeveritë e të dy vendeve kundrejt faktorit ndërkombëtar, që me vite ka qenë kumbari i çdo negociate , por që me “përçarjen  e vet” po ngadalëson shumë arritjen e një marrëveshje efektive.

Kosova, sipas Andonit, “bëri një hap të madh me demarkacionin  me Malin e Zi, dhe Haradinaj vuri staturën dhe projeksionin e tij politik  për atë marrëveshje”.  Ndërkohë, asgjë nuk ka ndodhur, dhe me shumë gjasa vetë vizat që u premtuan në një farë mënyre do të shtyhen pas qershorit.

Zhgënjimi nga BE i drejton sytë e Prishtinës por edhe të Beogradit nga faktori amerikan, i cili tashmë pritet të angazhojë “nivele më të larta se zëvendës sekretarët” për të zgjidhur një ngërç problematik, dhe që gjithmonë i kujtohet ShBA-se si një dështim i tyre diplomatik.

Terreni i një marrëveshje po përgatitet, sipas Andonit, dhe do të fillojë me propozimin e Kadri Veselit për pezullimin e taksës, dhe pse jo me zgjedhje të parakohshme “nga vjeshta”.

Dhe në fakt, efekti kryesor i arritjes së marrëveshjes për analistin do të ishte pikërisht rikthimi i të dy vendeve në problematikat e brendshme dhe në ndihmën e komuniteteve të tyre në vendet respektive”, deri më tani të zbehura nga marrëveshja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli