Brenda Piramidës, qytetit të braktisur sovjetik

Fotografi Jan Erik Waider ka fiksuar përmes aparatit të tij boshllëkun e Piramidës (Pyramiden) një qyteti të braktisur rus, nga epoka e ish-Bashkimit Sovjetik, që ndodhet në arkipelagun e Svalbardit.

Ndërtesat e shkretuara dhe malet që rrethojnë qytetin, dikur qendër e industrisë sovjetike të minierave, arrijnë gjithsesi të tregojnë se deri para 20 vitesh aty ka pasur jetë. Në pikun e aktivitetit, aty banonin 1000 vetë, të cilët kishin madje edhe një pishinë për t’u relaksuar, fusha sportive dhe një tufë lopësh.

Por edhe pse kanë kaluar dy dekada që kur aty nuk ka shkelur më këmbë njeriu, ndërsa janë regjistruar shpesh sulme nga arinjtë, arkitektura dhe infrastruktura janë ruajtur për bukuri, duke vërtetuar se me sa shumë mund duhet të jetë ndërtuar qyteti.

Shkarkoni aplikacionin e A2