“Duhet të mbijetoja”… Cardi B pranon se drogonte klientët kur punonte si striptiste

Cardi B ka pranuar për herë të parë që drogonte dhe grabiste klientët kur punonte si striptiste. Disa orë pasi një video e vjetër e saj në Instagram u ripublikua, 26-vjeçarja postoi një mesazh ku shpjegonte se gjithçka e kishte bërë për të mbijetuar në një periudhë të vështirë të jetës së saj.

“Po shoh ne rrjetet sociale një video të cilën e kam bërë 3 vjet më parë. Ishte një jetë ku më duhet të bëja gjithçka, qoftë edhe e gabuar, për të siguruar jetesën. Nuk kam pretenduar kurrë se jam perfekte ose që vij nga një botë perfekte, por gjithmonë kam thënë të vërtetën”, shkroi këngëtarja amerikane.

Cardi B, kur punonte si striptiste

Megjithatë, ajo pranoi se ka bërë gjëra në të kaluarën për të cilat nuk është krenare. “Jam pjesë e një kulture hip hop-i ku mund të flasësh për gjërat e gabuara. Këngëtarë të tjerë glorifikojnë vrasjet, dhunën dhe drogën”.

Shkarkoni aplikacionin e A2