Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Epidemia e fruthit në Nju Jork, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 18:38 | Bota
Epidemia e fruthit në Nju Jork, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një qark në Nju Jork ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas raportimeve se është duke u rritur numri i personave të prekur fruth.

Shteti po përballet me epideminë më të rëndë në dekada. Autoritetet e qarkut Rockland, në veri të qytetit kanë ndaluar fëmijët e pavaksinuar që të shkojnë në shkollë, qendra tregtare apo hapësira të tjera publike. Shkelësit e këtij urdhri do të ndëshkohen me 500 dollarë gjobë dhe rreth gjashtë muaj burgim.

Të gjithë ata që janë nën moshën 18”-vjeçare dhe të pavaksionuar kundër fruthit do të ndalohen nga hapësirat publike për 30 ditë, ose deri sa t’i nënshtrohet vaksinës së parë të mmr”, tha Ed Day, shef ekzekutiv i qarkut të Rockland.

Ky njoftim ka ardhur pas raportimeve për përhapje të epidemisë në Uashington, Kaliforni, Teksa dhe Illinois. Shkalla e vaksinimit ka rënë shumë në Shtetet e Bashkuara, pasi prindërit përmendin një varg arsyesh filozofike apo fetare, si dhe për shkak të dilemave se vaksinat mund të shkaktojnë autizëm te fëmijët.

Sa i përket Europës, vetëm në vitin 2018 janë raportuar 82,500 raste të prekura me fruth, duke shënuar kështu shifrën më të lartë në dekadën e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se lëvizja kundër-vaksinimit do të jetë një nga rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut më 2019.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani