Gafa me Moraes, Ukraina rrezikon dy humbje në tavolinë

Një barazim i çmuar kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe fitore në minutën e 93-të me një autogol të pabesueshëm përballë Luksemburgut.

E megjithatë, Ukraina rrezikon ta shohë veten sërish me zero pikë në kualifikueset e Euro 2020. Shkak do të jetë aktivizimi i Zhunjor Moraesh.

Nëse FIFA do të marrë parasysh ankesën e Luksemburgut, se sulmuesi brazilian nuk plotësonte kriteret për të luajtur, skuadra e drejtuar nga Shevçenko rrezikon dy humbje në tavolinë.

Sipas rregullores, një lojtar duhet të ketë jetuar për pesë vjet pa ndërprerje në vendin ku natyralizohet për të luajtur me përfaqësuesen.

Moraesh ka jetuar vetëm 4 vjet e 8 muaj në Ukrainë, ndërsa në vitin 2017 u transferua për 6 muaj në Kinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2