Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gati për një omëletë 2500 vjeçare? Vezët sapo janë zbuluar në Kinë

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 09:34 | Lifestyle

Në përditshmërinë tonë, veza e freskët është një nga ushqimet më të preferuara dhe ushqyese.

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë në syrin tonë ajo humb vlera, dhe shpesh herë pyesim veten: Ta mbaj apo ta hedh? Vezët “e vjetra” mund të jenë të rrezikshme.

Por për arkeologët kinezë që po gërmonin një varr shumëkatësh në qytetin Nanjing, zbulimi i një poçe balte plot me  vezë mund të shndërrohet në fatin e tyre. Po, sepse vezët kanë më shumë se 2500 vjet, dhe janë pothuajse të paprekura. Arsyeja e pranisë së vezëve është pasojë e besimit se i vdekuri mund të kishte uri, edhe në jetën e përtejme, dhe shoqërohej me ushqime të shumta.

Vezët qindravjeçare

Sipas, tyre, vezët nuk kanë asnjë ndryshim nga vezët e sotme, dhe besohet se pjesa më e madhe mos të ketë gjë tjetër se lëvozhgat e kalçifikuara. Por ndoshta në brendësi të poçes, e cila u gjet e mbuluar nga një shtresë balte, ndonjë vezë mund të mbart ende të kuqen e saj.

Në Kinë, të ashtuquajturat “vezë qindravjeçare” janë një pjatë shumë e kërkuar dhe e shtrenjtë, ku vezët mbahen me muaj, dhe ndonjëherë vite, të mbuluara nga balta, kripa , hiri dhe lëvozhga orizi.

Asnjëri nuk ka provuar dhe do ketë kurajon për të ngrënë një vezë 2500 vjeçare, gjithsesi, dhe sido që të jetë, ata do të ekspozohen në muzeun e Liyang të Kinës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani