Islami: Opsioni më i mundshëm? Skenari maqedonas

Kastriot Islami, ish kryetar i Kuvendit dhe nga figurat më jetëgjata në Shqipëri, nga eksperienca e tij analizon për A2 situatën politike në vend, dhe në veçanti skenarët e mundshme që mund t’i paraqiten publikut.

Sipas Islamit, fillimi i 2019 po përjeton “një nga krizat më të thella dhe të gjëra në 28 vjet”, nga dimensionet e saj kushtetuese, ekonomike dhe morale.

Sipas tij, vendet e BE e kanë të qartë nivelin e kapjes së shtetit në nivelin më të lartë, e evidentuar edhe nga raporte specifike, por “ janë të angazhuar në problemet e tyre të brendshme, veçanërisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian”.

Për këtë arsyeje, djegia e mandateve nuk është precedent, “por thjesht një sinjal alarmi për të treguar se në Shqipëri po ndodh diçka e rëndë, kapja e shtetit”, që sipas tij është precedenti i vërtetë i rrezikshëm.  

Por si zgjidhet situata? Skenarët e parashikuara nga Islami janë të shumta, dhe nuk mungojnë ato ekstreme. “Opsioni më i mundshëm, është se Shqipëria do të kalojë, në thonjëza, një skenar jo të njëjtë por të ngjashëm me atë të Maqedonisë”, sepse Shqipëria, edhe pse nuk ka probleme etnike ose fetare, po paraqet fenomene që po shkojnë tej larg nga kuptimi i demokracisë, duke filluar nga pjesëmarrja e “ kriminelëve në Parlament dhe në Institucionet shtetërore”.

Sipas tij, shqiptarët janë përballë disa mundësive. Të emigrojnë, por që po bëhet gjithmonë e më e vështirë, të nënshtrohen si para viteve ’90, por duket tashmë e pamundur. Një mundësi është të përplasja sociale, që sipas Islamit “mund të ndodhë” , por për një “kohë të kufizuar sepse shqiptarët nuk e duan një gjë të tillë”. Mbetet largimi i  kryeministrit, dhe përgatitja për zgjedhje të ndershme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN