Kapet 1 ton kokainë në Rumani, arrestohen dy serbë

Autoritet rumune konfiskuan më shumë se një ton kokainë të cilësisë së parë, e fshehur në një varkë te përmbysur në brigjet e detit të zi. Sasia e kokainës me vlerë prej 300 milionë eurosh do të trefishohej pas daljes në treg, pasi do të përzihej me substanca të tjera.

Hetimet e deritanishme tregojnë se droga kishte hyrë në vend përmes detit, nga Amerika e Jugut. Rumania duhej të ishte vend transit, dhe kokaina do të dërgohej përtej kufijve më makinë. Sipas mediave lokale, lënda narkotike ishte futur në disa çanta. Dy shtetas serb janë ndaluar lidhur me ngjarjen. Prokurorët vijojnë hetimet në bashkëpunim me autoritetet në Beograd.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN