Kryemadhi: Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit

Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u shpreh se çdo ditë e më shumë ndërkombëtarët dhe shqiptarët po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë situatën aktuale në vendin tonë.

“Çdo ditë e më shumë, elita shqiptare dhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët, po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë sot varfërimin e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI u shpreh se ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. “Koalicioni opozitar do të jetë koalicioni që do të rimëkëmbë vendin. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. Politikanët të kenë frikë nga populli dhe jo populli nga politikanët”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN