Kukësi-Partizani, beteja e titullit spostohet në tribuna

Pas pauzës për ndeshjet ndërkombëtare, kampionati shqiptar rikthehet menjëherë me duelin direkt për titullin.

Kukësi i vendit të dytë do të presë Partizanin kryesues, me synimin për të ngushtuar diferencën e cila aktualisht është 9 pikë dhe për të rihapur garën.

Si skuadër pritëse, Kukësi vendosi ta luajë ndeshjen në “Loro Boriçi”, ndërsa polemika shkaktoi çmimi prej 1,000 lekësh të rinj për biletat.

Në kampin e Partizanit kjo është vlerësuar si një manovër për të demoralizuar tifozët e kuq dhe për të kufizuar prezencën e tyre në stadium. Por, grupimi i organizuar “Ultras Guerrils”, që nëpërmjet një deklarate theksoi se “Pasioni i tifozerisë së Partizanit nuk ka çmim, e akoma më qesharake është të mendosh se rritja e çmimit të biletës do ta pengojë dyndjen masive në këtë ndeshje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2