Marku: Disa prej jush na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë

Në analizën vjetor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, foli me tone të ashpra kur

“Disa prokurorë na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. Kanë nxjerrë materiale, informacion dhe dokumentacion, pa dashur t’ia dinë për sekretin hetimor”, tha Marku. “Disa çështje kanë trazuar edhe politikën në vend dhe kjo ka bërë që të mos jetë një situatë normale”.

Marku u kërkoi prokurorëve që të ndjekin me shpejtësi dhe objektivitet çështjet e “nxehta”. “Të hetohen sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë tërhequr vëmendjen e politikës. Mbani larg mediat nga hetimi, gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN