Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Marku – prokurorëve: Mos zvarrisni çështjet, secili do të mbajë përgjegjësi

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 11:06 | Aktualitet
Marku – prokurorëve: Mos zvarrisni çështjet, secili do

Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, u ka tërhequr vëmendjen kolegëve në mbledhjen e analizës vjetore të punës së institucionit që ajo drejton. Sipas Markut, Prokuroria nuk është duke bërë punën e duhur.

“Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve. Ka çështje mjaft të rëndësishme që rrinë në sirtarin e prokurorëve”, tha ajo.

Marku vuri theksin te rastet e paktë ta pastrimit të parave dhe paralajmëroi për pasoja ndaj prokurorëve. “Ka shumë pak çështje të regjistruara dhe aq më pak të çuara për gjykim. Hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale. Keni përgjegjësi individuale dhe secili do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”, shtoi ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu