Ndryshimet te Doganat dhe Tatimet bëhen zyrtare

Belinda Ikonomi nuk do të jetë më drejtore e përgjithshme e doganave. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, sipas të cilit zonja Ikonomi largohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Në vend të saj, si kreu i doganave shqiptare emërohet Arlind Gjokuta, i cili deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ndërkohë, po sot është larguar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve edhe zonja Vasilika Vjero dhe në emër të saj është emëruar Enton Duro.

Shkarkoni aplikacionin e A2