Plaçkitja e ambasadës së Koresë së Veriut në Madrid, autorët kontaktuan FBI

koreaaa 1 1100x620

Një organizatë e përkushtuar në rrëzimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mori autorësinë për një operacion të zhvilluar në ambasadën e vendit komunist në Spanjë.

Mbrojtja Civile Cheollima, një grup i vetëshpallur për të drejtat e njeriut, u largua nga selia diplomatike duke marrë me vete telefona, një hard disk dhe disa kompjuterë. Grupi në fjalë mohon të ketë përdorur dhunë në incidentin e 22 shkurtit, duke thënë se nuk ishte një sulm. Megjithatë Gjykata e Lartë e Spanjës tha se 10 agresorët prangosën, goditën dhe morën në pyetje stafin e ambasadës. Mbetet ende e paqartë pse u zhvillua ky aksion.

Cheollima shkruan në internet se i është përgjigjur një situate urgjente në ambasadën e Madridit. Ndërkohë, gjykata e lartë e Spanjës tha se një nga dhjetë personat që hynë me forcë në selinë diplomatike, kontaktuan Byronë Federale të Hetimit në Shtetet e Bashkuara.

Një gjë e tillë u pranua dhe nga autorët, të cilët saktësuan se ndanë informacion shumë të vlefshëm me FBI dhe inteligjencën amerikane. Operacioni ndodhi disa ditë përpara samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit.

  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden betohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Kjo është dita e Amerikës dhe e demokracisë
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Kjo është një ditë historike dhe shprese
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Disa ditë më parë dhuna përfshiu Kapitolin
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Kushtetuta dhe shteti ynë janë të fuqishëm
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Kemi shumë përpara në këto kohë të vështira
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Ky virus ka marrë shumë jetë gjatë një viti