Reforma zgjedhore, Gjermania vijon takimet për kodin zgjedhor

Ndërkombëtarët vijojnë takimet për të bindur palët për miratimin e reformës zgjedhore.

Në zyrën e PS ishte këtë të mërkurë Susane Schutz, ambasadorja gjermane, e cila zhvilloi një takim me Damian Gjiknurin, sekretarin e PS për çështjet zgjedhore.

Në përfundim të takimit, Gjiknuri shkroi në “Facebook: Përpjekje të vazhdueshme të Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë më herë, Schutz mësohet se është takuar edhe me Oerd Bylykbashin, bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN