Rriten pensionet në masën 2.8 përqind

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë propozimin e ministrit të Financave dhe të Ekonomisë për rritjen e pensioneve në masën 2.8 përqind.

Rritje do të përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.4.2019 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.3.2019, përfshirë edhe këtë datë.

Po ashtu, është marrë vendimi që pas datës 1 prill 2019, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014, nuk do të jenë më pas se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj dhe më shumë se 27 506 (njëzet e shtatë mijë e pesëqind e gjashtë) lekë në muaj.

Këtu gjeti të gjitha vendimet

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN