Salianji, luftë qeverisë me “armët” e prokurorisë

Në tre dalje të veçuara nga foltorja e selisë së PD-së, gjatë ditëve të fundit, Salianji ka publikuar përgjime të reja të dosjes së tij, pjesë e dosjes së Prokurorisë.

Përmes tyre, ai pretendon se Fredi Alizoti, personi që pranoi në prokurori të ketë aktruar zërin e Agron Xhafajt, është një dëshmitar i rremë.

Në audiot e publikuara, dëgjohen biseda mes Fredi Alizotit dhe Albert Nushit, atë kohë drejtor i Policisë së Fierit, ku i pari kërkon para dhe i dyti shpreh gatishmëri.

Një moment tjetër është kur Fredi Alizoti kërkon të takojë atë që e quan shefi i madh dhe që sipas Nushit, ndodhet jashtë vendit. Biseda është bërë në datën 8 qershor, ditë që përkon me një vizitë jashtë vendit të Fatmir Xhafajt.

Ende nuk dihet nëse këto përgjime do të tingëllojnë kompromentuese në veshët e gjykatës, por e sigurt është që këto përgjime shtojnë dyshimet për dëshminë e Fredi Alizoti, tashmë duket i pabesueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN