Tre deputetë të rinj nga opozita në Kuvend

Janë tre emrat e rinj te cilëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dorëzoi sot mandatin e deputetit. Kështu, pritet që ditën e nesërme të betohet si deputet kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, që përfiton nga lista shumë emërore e PD-së në Vlorë, pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputeti Agron Shehaj.

Gjithashtu nga radhët e listës së PD, KQZ i dorëzoi sot mandatin dhe ish-kreut të degës së kësaj force në Peqin, Arben Elezi, duke marrë mandatin e lënë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Ndërsa nga radhët e LSI-së në Shkodër, në vend të AgronÇelës, mandati i deputetit i kaloi Ambra Borovës. Pas betimit të tre emrave të rinj, numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 99.

Ndërkohë nesër, opozita pritet të protestojë sërish para Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca e radhës dhe do të betohen deputetët e rinj.

Shkarkoni aplikacionin e A2