Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Klodjan Bane

Policia ka shpallur në kërkim Klodjan Banen, në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Bane, 38 vjeç, nga Patosi, dyshohet se është pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin mbrëmjen e 18 marsit, duke e lënë të vdekur në derën e shtëpisë.

Një ditë më parë policia vuri në pranga tre persona si bashkëpunëtorë të Banes në kryerjen e vrasjes. Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN