Ambasadori rus: Faktori shqiptar nuk merr vendime të pavarura

Pak kohë më parë presidenti shqiptar Ilir Meta mori pjesë në një takim në Uashington kundër influencës ruse në Ballkan, kurse presidenti Thaçi ftoi presidentin Putin në Kosovë.

A është faktori shqiptar në rajon i paqartë për raportet që duhen ruajtur me Rusinë? Sipas ambasadorit rus, Aleksandër Karpushin, kjo është e vërtetë. “Më duket se në një të ardhme të afërt nuk do të shohim ndonjë qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të faktorit shqiptar në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë”, tha ai në “I Ftuari” me Endri Xhafon.

“Për një arsye të thjeshtë: përfaqësuesit e këtij faktori nuk kanë mundësi të marrin vendime të pavarura në këtë drejtim. Ata e pranojnë edhe vetë këtë. Prandaj, kur Rusia propozon ndonjë iniciativë, në shumicën e rasteve ata japin përgjigje negative, nganjëherë edhe nën pretekstin e angazhimeve politike”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN