Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 09:24 | Politikë

Ndiqni zhvillimet live në A2 CNN

https://youtu.be/DtkSvonAGjQ

13:05 – Pas mbërritjes në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha mbajti sërish fjalën para protestuesve, duke falënderuar ata që dolën në protestë për të kundërshtuar qeverisjen e Edi Ramës.

“Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht me çdo protestë si kjo e sotmja”, tha Basha. “Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë: zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet deri sa ta bëjë realitet.

https://a2news.com/2019/03/28/alimadhi-dhe-elezi-zyrtarisht-deputete-borova-seancen-e-ardhshme/

12:50 – Pasi u spostuan për disa minuta para ministrisë së Brendshme, ku u hodh edhe bojë e zezë në drejtim të godinës, protestuesit me në krye Lulzim Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD i janë drejtuar selisë së partisë së tyre në Rrugën e Elbasanit.

12:15 – Pas thirrjes së Flamur Nokës, protestuesit largohen nga Parlamenti në drejtim të ministrisë së Brendshme, për të vazhduar protestën aty. Spostimi i turmës ka bërë që të bllokohet edhe trafiku në rrugën “Abdi Toptani”.

11:38 – Turma përleshet me policinë, Basha: T’i japim fund regjimit të Maduros së Ballkanit

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike po fliste para protestuesve, një pjesë e tyre nisi sërish konfrontimin me kordonin policor, duke rikthyer tensionet para Kuvendit.

“Për gjashtë vite me radhë kjo bandë kriminale vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe ju rriti çmimet e kostos bazë të jetës”, tha Basha para protestuesve.

“Ky është njeriu që u bë simbol i krizës ekonomike, mungesës së shpresës për çdo shqiptar. Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi dhe propaganda e ndyrë. Njëlloj saç mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës, mund të ngjallet edhe kufoma politike e Edi Ramës. E di që keni ardhur për t’i dhënë fund regjimit të Maduros së Ballkanit dhe ta përcellim për në qeli apo azil politik”.

11:30 – Kryemadhi - protestuesve: Djegia e mandateve, “mea culpa” ndaj jush

“Është e vërtetë që edhe ne politikanët kemi gabimet tona, por më mirë vonë se sa kurrë. Djegia e mandateve ishte e vetmja mundësi për të treguar edhe një herë që interesi publik është edhe më i rëndësishëm se interesi i Ramës. Ishte një “mea culpa” ndaj jush motra dhe vëllezër”, tha kryetarja e LSI, Kryemadhi para protestuesve.

11:15 – Prej disa minutash protestuesit duket se janë më të qetë dhe nuk ka pasur më përpjekje për të çarë kordonin policor. Mes turmës, eksponentë të partive të ndryshme opozitare janë ngritur në një podium të improvizuar për të folur me njerëzit.

https://a2news.com/2019/03/28/perleshje-dhe-tym-protesta-ne-foto/

Protestuesi i plagosur pas përleshjes me policinë

https://youtu.be/0FlDZa7E7jQ

10:20 – Vazhdon e tensionuar situata para Kuvendit, ku protestuesit herë pas herë shtyjnë në drejtim të kordonit të Policisë. Mes protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ndërkohë që ka mbërritur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Policia i ka bërë thirrje qytetarëve me altoparlant që të shmangen nga veprimet e dhunshme, ndërsa sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, që të marrë masa për të mos hedhur kapsolla në drejtim të policëve.

10:10 – Është tensionuar situata edhe në hyrje të Kuvendit ku protestuesit po përpiqen të çajnë kordonin policor për t’u futur brenda territorit, ndërsa nuk kanë munguar edhe hedhjet e kapsollave.

Rritja e tensioneve ka bërë që forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dalin menjëherë nga ana e xhamisë për të formuar një kordon të dytë, ndërkohë që policia po bëhet gati për të përdorur edhe gaz lotsjellës dhe ujin për të larguar turmën.

9:45 – Një pjesë e protestuesve janë konfrontuar për pak minuta me policinë pasi janë përpjekur të bllokojnë hyrjen e deputetëve te Pedonalja. Me protestuesit kanë qenë edhe disa deputetë të P{artisë Demokratike, si Klevis Balliu dhe Albana Vokshi. Me mbërritjen e forcave shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë situata është tensionuar, por ndërkohë është bllokuar edhe trafiku i makinave në bulevard.

Nga ana tjetër, në hyrjen kryesore të Kuvendit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm protestuesish, kryesisht nga kryeqyteti.

Parlamenti mblidhet në orën 10:00 në seance plenare, ku pika kryesore e rendit të ditës është miratimi i ndryshimeve në ligjin për vetingun në Polici. Në të njëjtin skenar, opozita do të protestoje te Parlamenti, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Rama për t’i hapur rrugën një qeverie tranzitore që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit pritet që sot të betohen edhe 3 deputetë të rinj, duke e çuar në 99 numrin e ligjvënësve. Amra Barova Elsi në Shkodër, Arben Elezi i PD në Elbasan dhe Adriatik Alimadhi i PD në Vlorë, janë 3 emrat e rinj qe do te betohen sot.

https://a2news.com/2019/03/27/biseda-konfidenciale-basha-dhe-meta-takohen-ne-fshehtesi/

Por ndërsa seanca dhe protesta duket si një zhvillim rutinë, një ditë më parë A2 CNN ka zbuluar se Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kanë pasur një takim të fshehtë të martën në Presidencë, ku kanë biseduar për më shumë se një orë. Burime pranë të dy politikanëve konfirmuan se dihet pak për diskutimin mes tyre, por është e qartë se takimi ka pasur në fokus rolin e palëve në krizën politike që vazhdon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë