BSH, apel për kujdes, Sejko: Janë shtuar rreziqet për ekonominë – A2

BSH, apel për kujdes, Sejko: Janë shtuar rreziqet për ekonominë

Rreziqet për ekonominë shqiptare janë rritur përgjatë muajve të fundit. Kriza e brendshme politike dhe ngadalësimi i partnerëve tregtarë mund të pengojnë ritmin e zhvillimit të ekonomisë, që vuan njëkohësisht efektet frenuese të kursit të këmbimit dhe prodhimin e dobët të energjisë elektrike.

Në këto kushte, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare, për të mbështetur dhe stimuluar ekonominë.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, situata ekonomike në partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë ndikimin e tyre duke sjellë rënien e eksporteve në fillim të vitit. Ndërkohë Sejko deklaroi se ka një rritje të investimeve private dhe të konsumit, ndonëse ende shumë të dobëta për të realizuar objektivin e inflacionit të vendosur nga Banka qendrore.

Shkarkoni aplikacionin e A2