Ekspertët për gjuhën shqipe: Jemi në emergjencë kombëtare

Shqiptarët nuk njohin gjuhën shqipe. Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Konstatimi vjen nga ekspertët e shqipes, të cilët tregojnë sesi shoqëria po humb kulturën gjuhësore. Pedagogia e gjuhësisë Aljula Jubani tregon për A2 CNN se shqipja ndodhet në një gjendje kaotike.

Nëse sheh testet e studentëve të gjuhësisë ndesh gabime të shumta dhe jo vetëm drejtshkrimore.

Por teknologjia e informacionit i bën edhe më të dukshme mangësitë e shqiptarëve në gjuhën amtare. Përjashtim nuk bëjnë as politikanët e ligjvënësit, të cilët në profilet e tyre shkruajnë me gabime apo u drejtohen ndjekësve në zhargonin e përditshëm.

Prej vitesh, specialistët kanë kërkuar rishikimin e politikave gjuhësore dhe futjen e gjuhës shqipe si lëndë të detyrueshme edhe në universitete.