Facebok dhe Instagram bllokojnë racistët

Facebook dhe Instagram bllokon ata që nxisin, mbështesin apo përfaqësojnë nacionalistët e bardhë dhe separatistët. Rrjetet sociale më të përdorura në botë premtuan gjithashtu të përmirësojnë aftësinë për të identifikuar dhe bllokuar materiale nga grupet terroriste.

 Përdoruesit e Facebook që do të kërkojnë për terma ofendues do të drejtohen në organizata bamirëse që luftojnë nacionalizmin e së djathtës ekstreme.

Rrjeti social ishte nën presion të madh për shkak të transmetimit drejtpërdrejtë të sulmit në dy xhamitë në Zelandën e Re.

Vendimi i Facebook u përshëndet dhe nga qeveria e Wellingtonit.

“Dua të bëj me dije se Zelanda e Re është në fillim të një udhëtimi. Ne nuk do të jemi kurrë të lirë nga racizmi dhe ideologjia e dhunshme por vlerat tona thelbësore janë drejtësia, mëshira dhe diversiteti”, deklaroi kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinta Ardern.  

Në sajë të sulmit, ku humbën jetën 50 persona, liderë të ndryshëm botëror i bënë thirrje rrjeteve sociale që të marrin më shumë përgjegjësi për materialet ekstremiste të publikuara në platformat e tyre.

Facebook pranoi se transmetimi i drejtpërdrejtë i sulmit është parë nga mbi 4 mijë persona përpara se të fshihej. Gjithashtu bëri me dije se bllokoi publikimin e mbi 1.2 milionë kopjeve të pamjeve filmike brenda 24 orëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN