Gjuha shqipe, Rama: Lëndë me detyrim. Studiuesit: Rishikim të gjithë programeve

“Situatë dramatike” e ka cilësuar edhe kryeministri Rama raportin e shqiptareve me gjuhën amtare.

Te studentët këtë e vuri re veçanërisht në memet me gabime gjatë protestës. Ndaj, pak ditë më parë, në një takim me të rinj të fakultetit të gjeologjisë, Rama deklaroi se gjuha shqipe do të jetë lëndë e detyrueshme në çdo shkollë të lartë.

Pedagogë e studiues të gjuhës shqipe, mbështesin hyrjen e saj në shkollat e larta, por propozojnë përmirësimin e programeve të gjuhës që nga klasa e parë.

Vetëm në Universitetin e Tiranës, gjuha shqipe prej vitesh është lëndë me zgjedhje në 6 fakultetet e tij. Por mësimi i saj me detyrim në çdo shkollë të lartë, do të bëjë të mundur reduktimin e mësuesve, mjekëve, inxhinierëve e politikanëve të ardhshëm që nuk dinë shqip.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN