Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Goleadori Salihi tërhiqet nga futbolli, lajmi bën bujë në mediat austriake

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 21:47 | Futboll
Goleadori Salihi tërhiqet nga futbolli, lajmi bën bujë në

Hamdi Salihi, një ndër sulmuesit më të mirë shqiptar të viteve të fundit, ka marrë vendimin të tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Vllaznisë, Tiranës, Skënderbeut, e i shumë-shëtitur me skuadra nga 4 kontinente të Botës, e ka dhënë lajmin në profilin e tij të Facebook.

Ai ishte pjesë e skuadrës së SC Wiener Neustadt në Austri dhe ndeshja e tij e fundit do të jetë këtë të shtunë.

Lajmi ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat austriake, atje ku Salihi kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij, ku shkëlqeu me skuadrën e Ried.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu