Karpushin: Bazë ushtarake ruse në Nish? Ata janë punonjës humanitarë

Serbia ka refuzuar vazhdimisht kërkesën e Rusisë për një bazë ushtarake ruse në Nish, ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë në një tjetër intervistë për A2 CNN se nëse kjo bazë ruse në Nish do të ishte ndërtuar, lufta rrezikonte të kthehej sërish mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë kam vite që punoj në Shqipëri dhe, të them të drejtën, është e vështirë të më befasosh, por ju pa dyshim që ia dolët. Duket sikur po përpiqeni të më zhgënjeni në fund të intervistës, sepse ajo që thoni ju është një shembull klasik i një “fake news”-i. Është hera e parë që dëgjoj se Rusia “kërkon” të vendosë një bazë ushtarake në Nish. Do të ishte interesante të mësoja se nga e merrni këtë informacion. Në Nish, siç dihet, vepron Qendra Humanitare Ruso-Serbe, e cila merret me përballimin e pasojave të emergjencave civile në rajon”, tha Karpushin.

Ai kujtoi edhe ndihmën që ka ofruar kjo qendër për qytetarët shqiptarë disa vite më parë: “Në vitin 2015, Qendra i ka ofruar ndihmë humanitare Shqipërisë. Në Tiranë është dërguar një ngarkesë për qytetarët e prekur nga përmbytjet. Në vitet në vijim, gjithsesi, kur Shqipëria u ka kërkuar ndihma humanitare vendeve të huaja, propozimet e Qendrës s’e di pse gjithmonë i ka refuzuar. Kjo është prania ruse në Nish, kaq”.

Shkarkoni aplikacionin e A2