Leksion fair-play nga futbollisti 13-vjeçar

Kapiteni i ekipit të 14-vjeçarëve të Gallatasarajit mori vlerësime nga mbarë bota, pas fair play-t të shfaqur në ndeshje. Djaloshi zgjodhi të mos shfrytëzonte një penallti të padrejtë, të fituar nga ai vetë dhe të akorduar gabimisht nga arbitrja e takimit.

Edhe pse vetëm 13-vjeç, Beknaz Almazbekov vendosi ta godiste topin jashtë. Në atë moment, ekipi i Gallatasarajit kryesonte 1-0 përballë bashkëmoshatarëve të Istanbulspor, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN