Liberalizimi në Kosovë, Fajon: BE dështoi në mbajtjen e premtimeve

Parlamenti Evropian diskutoi të mërkurën rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, çështje e cila nxori në pah dallimet e qëndrimet e kundërta mes europarlamentarëve.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon tha se Bashkimi Evropian ka dështuar të realizojë premtimet e dhëna ndaj Kosovës.


“Rritja e radikalizmit nuk ka të bëjë me kufizimin e udhëtimit sidomos të të rinjve. Por rritja e radikalizimit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshpërimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimet e saj”.

Tanja Fajon

Fajon shtoi më tej se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga blloku.

“Nëse ju sot thoni se Kosova nuk I ka përmbushur detyrimet thjesht jeni duke gënjyer, jeni duke u treguar të papërgjegjshëm”, vijoi Fajon.

Raportuesja për Kosovën nuk u mjaftua me kaq.  Përmes një postimi në Twitter ajo tha më vonë se “Evropa po humb kredibilitetin dhe qytetarët e Kosovës po humbin shpresën”.