Ngjarja e Elbasanit, Boçi: Ekzekutimi i Ravik Gurrës, vrasje shtetërore

Teksa foli për reagimin e policisë në protestën e së enjtes, Luçiano Boçi, komentoi edhe vrasjen e avokatit Ravik Gurra pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Boçi e vuri theksit te sjellja e policisë ndaj grave në protestë. “Sjellja e policisë ishte brutale ndaj grave. Një 70-vjeçare është tërhequr zvarrë nga policia. Kishte edhe arrestime që janë të përsëritur, por edhe të studentëve të ekselencës”.

Më pas, ai e quajti policinë një “trupë jeniçere”, ndërsa sa i përket vrasjes së avokatit, tha se ajo është një vrasje.

“Trupë jeniçere që i shërben interesave të një grupi të caktuar që ka kapur dhe ka uzurpuar shtetin shqiptarë dhe qeverisjen e vendit. Kjo shfaqe e policisë rrit brutalitetin e saj ndaj qytetarëve dhe ul forcën e saj ndaj krimit. Jo më larg se një javë më parë në Elbasan u vra avokati Gurra. Një vrasje e karakterit mafioz. Unë mbroj atë tezën që ka thënë ish-Kryeministri, është një vrasje shtetërore. Avokati dinte shumë gjëra për shkak të punës së tij, si avokat i shumë grupeve kriminale në Shqipëri. Ishte nga ata persona që duke ditur shumë, ka rrezikuar shumë, ka rrezikuar jetën e tij dhe ka humbur jetë”, tha Luçiano Boçi.