Po patët të afërm në Wisconsin, shpresoni: Dikush sapo ka fituar 768 milionë dollarë

Lotaria  e madhe amerikane, Powerball, është gjithmonë burim lajmesh për shumat e fituara, dhe sot nuk ka zhgënjyer pritshmëritë, duke shndërruar jetën e dikujt përgjithmonë.

Jo më pak se 768 milionë (pa taksa) janë fituar sot nga një person ende i panjohur në shtetin verior të Wisconsin, në SHBA.

Numrat e fatit, 16, 20, 37, 44, 62 dhe numri special 12 mundësuan një fitore të madhe që mungonte nga 28 dhjetori, gjë që kishte zmadhuar tej masë shumën e përfituar.

Fituesi fatlum ka tani dy opsione. Mund të pranojë shumën totale, pra 768.4 milionë dollarë të ndara në 29 pagesa vjetore (pra 26 milionë dollarë në vit), ose një pagesë të menjëhershme prej 477 milionë.

Sido që të jetë, anonimi më i lakmuar i Amerikës, dhe jo vetëm, do ta ketë vështirë t´i shpenzojë gjatë një jete të vetme.

Shkarkoni aplikacionin e A2