Rama: Basha është fshehur mes “popullit”

Kryeministri Edi Rama i quajti tufë endacakësh ish-deputetët e opozitës që ishin sërish në protestë përpara Parlamentit këtë të enjte.

“Të gjithë ata që e kanë marrë dhe vazhdojnë ta marrin për budalla këtë popull do të paguajnë koston e këtij nënvlerësimi, që vjen si rezultat i mungesës së vizionit, ideve”, tha Rama.

“Nuk e di se si merret pushteti, përveç se me zgjedhje. Dhe është fshehur mes “popullit” duke kërkuar njerëz të dëshpëruar, të verbër, të rinj rrugëhumbur që bënë kapuçin në kokë dhe mësyjnë drejt forcave të policisë, të inkurajuara nga muzika e filmit të Skënderbeut dhe nga huri i “Flamurit” të Kukësit”.

Kryeministri tha se pamjet e shëmtuara që u përsëritën sot, ku u hodh bojë e zezë në drejtim të ministrisë së Brendshme do të përfundojnë në mediat ndërkombëtare. “Për fat të keq, edhe atje nuk mungojnë “euro Kadrinjtë” që ngjajnë me “Kadrinjtë” lokalë që kemi”, shtoi Rama.

Rama për mediat ndërkombëtare: Nuk mungojnë “euro Kadrinjtë” që ngjajnë me “Kadrinjtë” lokalë

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN