“Strategu” i ri, FSHF i jep kohë deri të premten Edy Rejas

Shqipëria në pritje të Edy Rejas. Menjëherë pas largimit të Christian Panuccit dhe emërimit të përkohshëm në stol të dyshes Bulku-Mema, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka hequr ende dorë nga pista që të çon drejt trajnerit 73-vjeçar.

Sipas mediave italiane, ish-trajnerit të Napolit, Atalanta-s dhe Lazio-s i është lënë kohë deri të premten për të dhënë një përgjigje.

Nëse pranon ofertën teknike dhe financiare, Edy Reja synon të vijë në Shqipërime Kalorin si zëvendës-trajner, me këtë të fundit që duhet të zgjidhë ngërçin me Ternanën, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2020.

Në orët e fundit, kur po fliten edhe emrat e trajnerëve shqiptarë, nga Besnik Hasi te Arjan Peço, është zbehur disi pista për një tjetër italian, Luigi De Canio.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN