Superiorja rikthehet me duelin për titull, Kukësi-Partizani

Kategoria Superiore është ndalur në javën e 26-të, atje ku përballë vihen Kukësi dhe Partizani në një ndeshje vendimtare për kryeqytetasit si dhjetë a vdekje për verilindorët.

Për trajnerin Skënder Gega, është ende herët për të folur për titull ndërkohë që thumbon rivalët edhe sa i përket çështjes së tifozëve.

Nga ana tjetër, Ramadan Ndreun, trajneri i ri i Kukësit, beson te fitorja, por nuk lë pa përmendur edhe forcën e kundërshtarit. Edhe sulmuesi Valdet Rama largon presionin duke u shprehur se asgjë nuk mbaron në Shkodër. Kukësi-Partizani luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, këtë të premte në orën 18:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN