Tottenham kërkon Strakoshën, do të ishte blerja e dytë më e shtrenjtë e klubit

Tottenham vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e Tomas Strakoshës. Portieri shqiptar është kthyer në një prej objektivave të merkatos së klubit anglez.

24-vjeçari cilësohet si pasardhësi denjë i kampionit të botës me Francën, Hugo Lloris, por Lazio nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim. Një vit më parë, klubi i Seria A refuzoi afro 30 milionë euro nga Liverpool.

Për t’u ulur në negociata, oferta duhet të jetë të paktën 40 milionë euro. Nëse Totenham do ta paguante këtë shifër, Strakosha do të bëhej blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, pas mbrojtësit kolumbian, Davinson Sanchez Mina i paguar 49 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN