Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja në bllok, apeli “betonon” lirinë e Ervin Matës

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 17:37 | Kronikë
Vrasja në bllok, apeli “betonon” lirinë e Ervin Matës

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për Ervin Matën, i akuzuar për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku vra Fabian Gaxha. Në të njëjtën ngjarje u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

Treshja e Apelit refuzoi kërkesën e prokurorisë për të kthyer në qeli Matën, ish-i fejuar i këngëtares, Elvana Gjata. Mata u vetëdorëzua në ditët e para të marsit, pas disa muajsh qëndrimi në arrati. Ndonëse u arrestua Gjykata e Shkallës së Parë Tiranës caktoi masën e “detyrimit për paraqitje” për të, masë që nuk u ndryshua as nga Apeli i kryeqytetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë