Zbulohet në Izrael shpella prej kripe, më e madhja në botë

Në zonën ku sipas Biblës gruaja e Lotit u kthye në një shtyllë kripe, shkencëtarët izraelitë thonë se kanë zbuluar shpellën më të gjatë të kripës në botë.

Labirinti 10 kilometër i gjatë më kalime e dhoma të shumta nëntokësore në Malin Sodom pranë Detit të Zi, u zbulua pas gërmimeve 2 vjeçare, të ekspertëve nga 9 shtete, nën drejtimin e studiuesve në Jerusalem.

”Gjëja e veçantë e kësaj shpelle është se që nga java e kaluar ne zbuluam së është më e gjata në botë. Mbi 10 mijë metra gjatësi. Është një shpellë shumë unike”, deklaroi studiuesi Efraim Cohen.

E ashtuquajtura shpella Malham, përvetëson rekordin 13 vjeçar të shpellës së kripës në Iran, e cila është 6.8 km e gjatë. Studiuesit parashikojnë se me kalimin e kohës Malham do të zgjatet edhe më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN