7 të arrestuar pas protestës së opozitës, 6 të shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raportet e shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu edhe Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD, si organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;

O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;

L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;

M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;

A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;

Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2