“Ai na vrau”, “panenka” e tmerrshme

Simeon Jackson është lojtari që ndoshta ka bërë dështimin më të madh nga tentativa për të realizuar “panenka”-n nga pika e 11-metërshit.

St Johnstone në Skoci triumfoi 1-0 në ndeshjen ndaj St Mirren, por këta të fundit patën një mundësi të artë të kalonin në avantazh kur rezultati ishte i barabartë.

Por lojtari i tyre Simeon Jackson bëri gabimin fatal në ekzekutim. Ai tentoi të lëshonte një goditje të lehtë në qendër të portës, por portieri arriti ta presë me këmbë topin.

Ashpër reagoi pas ndeshjes edhe trajneri i St Mirren, Oran Kearney: “Ai ekzekutim në atë mënyrë, na vrau”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2