Dako në pikëpyetje, Rama: U bë Niçja si Aleksandër Moisiu

Durrsakëve, Edi Rama nuk pati asnjë kompleks t’i fliste për një prej pjesëtarëve të bandës së Avduljave, Altin Avdulaj, i njohur si “Niçja”, që nga përgjimet e Prokurorisë dyshohet se është një nga njerëzit, që ka ndihmuar kryebashkiakun Vangjush Dako të mblidhte vota në garën për qytetin bregdetar.

“Tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja sikur me qenë Aleksandër Mosiu”, tha Rama.

Rama komentoi edhe protestat e opozitës. “Më thanë gazetarët italianë çfarë ofron Shqipëria? I thash ofrojmë edhe protesta, kujt i qëllojnë pushime me të enjte në mes mund të vinë tek parlamenti dhe të shohin si zhvillohet një proteste, kujt i qëllon një datë tjerët muaji shohin bulevardin me protestë. Por zhvillohen si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në fotografitë e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu. Janë protestues profesionistë, punonjës bashkisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, në rast se agjencia turistike i nis për protestë. Këtu çdo qytetarë i arsyeshëm mund të bëjë dallimin. Mbyllin edhe sportelet dhe i quajnë mitingu i shekullit dhe kur mblidhemi ne për Kongresin e quajnë antimiting. Këto janë kushtet në të cilat sot zhvillohet jeta politike, por në flasim me gjuhën e rezultateve dhe të fakteve. E rrëzuam gjysmën e qeverisë tha Luli, do rrëzojmë edhe gjysmën tjetër. Por në fund u rrëzua vetë”, tha Edi Rama.

Rama, ironi e batuta me opozitën

“Lulit i tha fallxhorja: Kam pa filxhan mbrëmë… harroje… ti do digjesh komplet. Ajo ndezi flakët, u hodh Luli komplet. Shkrumb mandatet…”

Ndërkohë, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, një nga më të sulmuarit nga opozita, teksa foli për atë që është bërë në mandatin e tij të fundit, e vlerësoi atë si mandatin e arsimit.

“Ky ka qenë një mandate i Arsimit, ku çdo shkollë në Durrës është ose e re ose e rikonstruktuar. Ky ishte një mandate i nëntokës. Mund të them me bindje se furnizimi me ujë dhe kanalizimit janë përmirësuar ndjeshëm. Kemi përmirësuar të gjithë zonën bregdetare. Sot nuk kemi asnjë pikë të derdhjes së ujërave të zeza në det”, u shpreh Dako.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN