Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dhunojnë pronarin e një pike këmbimi valutor, arrestohet një prej grabitësve

Nga A2 CNN
29 Mars 2019, 09:58 | Kronikë
https://youtu.be/fvP0n3mGZss

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” dy persona kanë sulmuar Agron Shirën, pronar i një pikë këmbimi valutor, në përpjekje për ta grabitur.

Shira, rreth të 50-ave, po lëvizte me motor kur dy persona e goditën me mjete të forta dhe i morën një sasi parash. Nga informacionet e para mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin 60 000 euro dhe 2 milionë lekë.

Njëri prej grabitësve është arrestuar pasi u ndalua në përpjekje për t’u larguar nga një polic rrugor, ndërsa tjetri ka arritur të largohet, duke lënë motorin në tokë.

Vetë Shira është në gjendje të stabilizuar edhe pse është goditur me mjete të forta.

https://youtu.be/GH6ISgccI5E

A2 CNN Livestream

Dita jonë