Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Duhet të ishte dita e “divorcit”, May bën përpjekjen e fundit

Nga A2 CNN
29 Mars 2019, 10:34 | Bota
Duhet të ishte dita e “divorcit”, May bën përpjekjen

Kryeministrja Theresa May po përpiqet të bindë parlamentarët të mbështesin një pjesë të ujdisë së negociuar prej saj për Brexit.

Ligjvënësit votojnë sot për herë të tretë marrëveshjen, pikërisht në ditën kur duhej të zyrtarizohej divorci i Londrës me Brukselin. Por ujdia që hidhet në votim, nuk është e plotë, pasi nuk përfshin deklaratën politike të marrëdhënieve të ardhshme me unionin.

Prokurori i përgjithshëm Geoffrey Cox u tha parlamentarëve se ujdia duhet të aprovohet deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në mënyrë që Londra të sigurojë të drejtën ligjore për shtyrje të Brexit.

Nëse kjo nuk do të ndodhë çdo vonesë përtej 12prillit do të jetë subjekt I vetos së 27 liderëve të BE. Laburistët thanë se do të votojnë kundër ujdisë, meqenëse pjesë e saj nuk është deklaratë politike. Ujdia përfshin faturën financiare, detaje të periudhës së tranzicionit deri në2020-tën, garancitë për të drejtat e qytetarëve dhe mënyrën e funksionimit të të ashtuquajturit mekanizmi frenues për Irlandën e Veriut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë